RTSH 24 Live

Art

Historiani italian pretendon se ka gjetur urën misterioze të "Mona Lisa"

05/05/2023

Historiani italian pretendon se ka gjetur urën misterioze të "Mona Lisa"

"Mona Lisa" është një nga veprat më të njohura të artit në botë, e famshme për bukurinë e saj si dhe misterin që rrethon identitetin e modeles dhe vendndodhjen e pikturuar pas saj.

Një burim debati për shekuj me radhë, në rajonin e Toskanës të Italisë, është se ura pas Mona Lizës është Ponte Buriano. 

Historiani Silvano Vinceti thotë se ura pas “Mona Lizës” është në fakt Ura Romito në qytetin e afërt toskan të Laterinës.

Vinceti gjithashtu bëri një rindërtim virtual të urës për të treguar ngjashmëritë dhe u mbështet në dokumente nga arkivat shtetërore në Firence.

Midis 1501 dhe 1503 Da Vinci jetoi me kardinalin Cesare Borgia pranë Laterinës, zbuloi historiani. Ura ishte në përdorim dhe kishte katër harqe, siç përshkruhet në veprën e artit.

Nga ana tjetër, ura Buriano ka gjashtë harqe, tha Vinceti, dhe Ponte Bobbio, një urë në Piacenza që disa thonë se e shfaq në pikturë, ka më shumë se gjashtë harqe.

Ura Romito lidhte Arezzo, Fiesole dhe Firence, por tani është në rrënoja. Vinceti tha se ai studioi imazhet me dron të brigjeve të lumenjve, rrënojat dhe fotografitë gjatë viteve për të përcaktuar se "ura etrusko-romake Romito është padyshim" ajo në sfond.

Kryevepra e shekullit të 16-të e Da Vinçit tani ndodhet në Luvër në Paris, ku shihet nga miliona vizitorë çdo vit. Por ekspertët thonë se famën e saj globale i detyrohet faktit që u vodh nga galeria nga mjeshtri italian Vincenzo Peruggia në vitin 1911, dhe jo ndonjë veçorie artistike citon CNN.

/rtsh.al/