RTSH 24 Live

Art

Historia frymëzuese e aktorit Ke Huy Quan, nga një emigrant në një yll i Oscar-it

15/03/2023

Historia frymëzuese e aktorit Ke Huy Quan, nga një emigrant në një yll i Oscar-it

Aktori Ke Huy Quan ishte shtatë vjeç kur u largua nga Vietnami me një varkë në fund të viteve 1970, duke zbritur në Hong Kong me babain e tij, ndërsa nëna, tre vëllezërit dhe motrat shkuan në Malajzi.

Familja u ribashkua kur emigruan në SHBA në vitin 1979, një lëvizje që ai e ka thënë se ishte "traumatike".

"Ne ishim refugjatë. Askush nuk na donte...Na tallnin kur ishim në shkollë. Mund ta imagjinoni se çfarë i bën kjo gjendjes psikologjike të një fëmije." tha Quan për Guardian.

Jeta e tij do të ndryshonte kur shkoi për të mbështetur vëllain e tij më të vogël në një audicion për Indiana Jones në moshën 12-vjeçare.

Quan nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në audicion, por drejtori i kastit i sugjeroi që të provonte edhe ai gjithashtu. Është një histori që do të ishte e vështirë të besohej nëse do të ishte komploti i një filmi.

Filmi “Everything Everywhere All At Once” mori shtatë Oscar gjithsej të dielën, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktoren më të mirë për Yeoh dhe Ke Huy Quan  si aktori më i mirë në rolin dytësor.

Quan ka qenë një nga figurat më të njohura në qarkun e çmimeve këtë vit, me entuziazmin e tij të papërmbajtshëm. Në Oscars, pati një ribashkim prekës me yllin e Indiana Jones, Harrison Ford, i cili i dha çmimin për filmin më të mirë .

/rtsh.al/