RTSH 24 Live

Aktualitet

Hetimi i lidhjeve të krimit në politikë dhe drejtësi, ish-kryeprokurori: "Metamorfoza" vazhdon…

25/05/2024

Hetimi i lidhjeve të krimit në politikë dhe drejtësi, ish-kryeprokurori: "Metamorfoza" vazhdon…

Operacioni i SPAK-ut për të goditur krimin e organizuar nuk do të ndalet tek dosja “Metamorfoza 3.” Ish kryeprokurori iKrimeve të Rënda, Eugen Beçi, megjithëse kritik me SPAK-un për ngadalësinë e veprimeve dhe mënyrën e gabuar të hetimit, beson se SPAK-u do të zbulojë më tej lidhjet mes krimit dheshtetit.

Në dijeninë time, janë ndarë në grupe të veçantahetimore grupet kriminale që kanë vepruar dhe ndikuar nësistëmin e drejtësisë, grupet kriminale që kanë ndikuar nësistemin politik dhe të zgjedhjeve. Duke marrë në konsideratëmaterialin e bollshëm që është paraqitur besoj do të këtë“Metamorfozë 4”, “Metamorfozë 5” dhe do të habiteni çdo ditë e më shumë nga çfarë do të dëgjojmë nga metamorfozat e ardhshme,” tha ish-kryeprokurori Beçi në intervistën përemisionin “Pa censurë” në RTSH.

Shqetësimi kryesor që ngre ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda është ajo që e quanshkrirje të shtetit me krimin. Sipas Eugen Beçit, situate ështërënduar pas vitit 2013, kur në pushtet erdhi PS, kohë që përkondhe me lirimin nga burgu të pjesës më të madhe të kriminelëve, që sot këkrohen nga SPAK-u.

90% e 50 personave që ështënxjerrë masa e sigurimit kanë qenë të hetuar dhe të gjykuar ngaProkuroria e Krimeve të Rënda. Një pjesë e mirë kanë qenë tëdënuar me burgime të përjetshme, më dënime të gjata 20-25 vjeçare dhe çuditërisht kanë dalë në format e procedurës sëgjykimit në shkallë të dytë, me rigjykim në Gjykatën e Lartë, me dënime me kusht etj. Duke iu referuar fenomeneve që kanërrjedhur pas vitit 2013, ata janë liruar për shkak të ndikimitpolitik, që të vendoseshin krah politikës për të marrë vota,” u shpreh ish kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi në RTSH.

/rtsh.al/