RTSH 24 Live

Politikë

Hetimet për ish-kompleksin Partizani/ Berisha: Nëse më thërret SPAK do paraqitem, përpjekje mjerane e Ramës për inceneratorët

22/09/2022

Hetimet për ish-kompleksin Partizani/ Berisha: Nëse më thërret SPAK do paraqitem, përpjekje mjerane e Ramës për inceneratorët

Kryetari i Partisë Demokratike zgjedhur nga procesi i Rithemelimit, Sali Berisha në një prononcim për media teksa është pyetur nëse është thirrur nga SPAK për dosjen e kompleksit “Partizani”, ka deklaruar se ende nuk ka marrë asnjë fletë thirrje. Berisha deklaroi se nëse SPAK e thërret ai do të dëshmojë, ndonëse siç thekson ai, nuk notohet në detin e falsitetit.

 “S’kam marrë asnjë flet thirrjeje nga SPAK por nëse po do i përgjigjem çdo fletë thirrjeje. Është totalisht përpjekje mjerane nga Rama për incenratorët dhe çështje të tjera. Unë shkoj gjithmonë sa herë të thirrem, sidomos kur bëhet fjalë për  një organ akuze edhe pse notohet në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem”, tha Berisha.

Një ditë më parë Fatmir Mediu u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me hetimet për dosjen e kompleksit ‘Partizani’. Pas marrjes në pyetje, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha për mediat se kishte dhënë dëshmi si person që kishte dijeni për një çështjes që ka interes të SPAK.

Kujtojmë se në 2020, Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialit paditi Berishën, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imamin dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Brrisha si përfitues të kësaj prone.

/rtsh.al/