RTSH 24 Live

Kuriozitete

Harta e re e ADN-së pasqyron diversitetin njerëzor dhe mund të çojë në kura të reja

10/05/2023

Harta e re e ADN-së pasqyron diversitetin njerëzor dhe mund të çojë në kura të reja

Shkencëtarët kanë krijuar një hartë të përditësuar të gjithë ADN-së njerëzore e cila mund të ndihmojë në transformimin e kërkimeve mjekësore.

Gjenomi origjinal i njeriut, i publikuar 20 vjet më parë, është kryesisht nga një person dhe nuk përfaqëson diversitetin njerëzor.

Versioni i fundit i quajtur pangjenomi përbëhet nga të dhëna prej 47 njerëz nga Afrika, Azia, Amerika dhe Evropa.

Shpresohet se do të çojë në barna dhe trajtime të reja që funksionojnë për një gamë shumë më të gjerë njerëzish.

Sipas Dr Eric Green, i cili është drejtor për Institutin Kombëtar të Kërkimit të Gjenomit Njerëzor në Bethesda Maryland, hulumtimi, i cili është botuar në revistën Nature, ka potencialin për të transformuar kërkimin mjekësor.

Pangjenoma përbëhet nga 47 harta të veçanta të ADN-së të njerëzve me prejardhje të ndryshme, të cilat gjithashtu mund të kombinohen dhe krahasohen me mjete të reja softuerike për të gjetur dallime të rëndësishme gjenetike.

Qëllimi është të zhvillohen trajtime më efektive për më shumë njerëz, por shkencëtarët gjenetikë janë të vetëdijshëm se kërkimi ka potencialin për t'u keqpërdorur. Prof Muzlifah Haniffa, i Institutit Sanger në Newcastle, i cili nuk ishte pjesë e ekipit hulumtues, tha se shkenca nuk duhet të keqinterpretohet.

Studiuesit e përdorin atë për të identifikuar gjenet e përfshira në sëmundje në mënyrë që të zhvillojnë trajtime më të mira.

Ajo ka çuar në përmirësimin e terapive të kancerit dhe zhvillimin e testeve për të parashikuar fillimin e kushteve të trashëguara, siç është sëmundja e Huntington citon BBC.