RTSH 24 Live

Aktualitet

Hapet zyra e ndihmës juridike falas në qytetin e Gjirokastrës. Veizi:Përfitues janë kategoritë në nevojë dhe ato vulnerabël

22/01/2021

Hapet zyra e ndihmës juridike falas në qytetin e Gjirokastrës. Veizi:Përfitues janë kategoritë në nevojë dhe ato vulnerabël

Pranë zyrave të shërbimeve të integruara ADISA në qytetin e Gjirokastrës është hapur së fundmi qendra e ndihmës parësore juridike.Në institucionin në fjalë ofrohet shërbim juridik falas për disa kategori siç janë ato në nevojë sipas përcaktimeve të ligjit nr.110/2017 ‘Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti’. Përfaqësuesja e kësaj zyre Klaudja Veizi gjatë prononcimit për RTSH GJIROKASTRA  është shprehur se grupet që përfitojnë këtë shërbim janë personat me aftësi të kufizuar,viktimat e dhunës në familje,personat që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare.si dhe kategoritë vulnerabël.Veizi gjithashtu ka pohuar se nëpërmjet kësaj zyre japin orientime ndaj këtyre individëve  për t iu drejtuar një avokati për çështje të ndryshme penale,dhënien e këshillimit dhe përfaqësimin përpara organeve administrative.Reagimet e qytetarëve sipas Veizit kanë qënë pozitive dhe e kanë pritur mirë këtë lëvizje të qeverisë shqiptare.

"Kjo qëndër juridike e hapur pranë zyrave të ADISA-s ofron shërbim juridik falas për individë të cilët janë të përfshire në ligjin nr.110/2017 Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti.Përfituesit janë personat me aftësi të kufizuar,viktimat e dhunës në familje si dhe kategoritë vulnerabël.Ne ofrojmë këshillim juridik si dhe orientojmë personat në fjalë për ndonjë avokat për çështje të ndryshme penale.Ka pasur interesim të lartë nga qytetarët dhe janë të mirëpritur në zyrën tonë per çdo shërbim që do t ju ofrohet"

Qëndra e shërbimit të ndihmës juridike falas është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë në bashkëpunim me UNDP-në.Prioriteti i kësaj instance është ardhja në ndihmë e qytetarëve përmes ofrimit falas me profesionalizëm dhe shpejtësi.