RTSH 24 Live

Lindja e Mesme

Grupet e milicisë 'I Raqi' mund të përdoren nga Irani për të kryer sulme të mundshme hakmarrëse ndaj Izraelit

01/11/2024

Grupet e milicisë 'I Raqi' mund të përdoren nga Irani për të kryer sulme të mundshme hakmarrëse ndaj Izraelit

Një ish-zyrtar i inteligjencës izraelite i ka thënë CNN se ka një "mundësi të madhe" që grupet e milicisë në Irak të përdoren nga Irani për të kryer një sulm të mundshëm hakmarrës kundër Izraelit, pas sulmeve ajrore izraelite ndaj objektivave ushtarake iraniane javën e kaluar.

"Kjo do të ishte një mënyrë që Irani të hakmerret pa u mbajtur drejtpërdrejt përgjegjës, të paktën në opinionin e tyre," tha Miri Eisen, një ish-kolonele në inteligjencën ushtarake izraelite dhe tani një bashkëpunëtore në Institutin Ndërkombëtar për Kundër-Terrorizmin.

“Grupet irakiane janë fizikisht afër Iranit, më të forta dhe jo të degraduara, ndryshe nga Hezbollahu në Liban, i cili po lufton për ekzistencën e tij”, tha Eisen për CNN.

Sipas një raporti të fundit nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt, një institut kërkimor me bazë në SHBA, Izraeli është përballur me një numër në rritje të sulmeve me dronë nga milicitë pro-iraniane në Irak gjatë muajve të fundit, megjithëse ka "shumë pak prova të sulme efektive në Izrael, për shkak të përgjimeve”, thuhet në raport.

Më herët një burim ushtarak izraelit konfirmoi se vendi ishte në një "nivel të lartë gatishmërie" për një përgjigje nga Irani. Por burimi i tha CNN se ushtria izraelite është "ende duke vlerësuar procesin e vendimmarrjes në Iran" për të përcaktuar nëse dhe kur do të ndodhë një hakmarrje.

Kjo vjen pasi CNN raportoi të mërkurën se Irani do të kryente një përgjigje "përfundimtare dhe të dhimbshme" ndaj sulmit të fundit të Izraelit më 25 tetor, duke cituar një burim të rangut të lartë. Burimi të mërkurën nuk dha një datë të saktë për sulmin e pritshëm, por tha se "ndoshta do të ndodhë përpara ditës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA".

/rtsh.al/