RTSH 24 Live

Greqi

Greqi/ Operacion shpëtimi për 90 emigrantë të mbetur në det

20/09/2023

Greqi/ Operacion shpëtimi për 90 emigrantë të mbetur në det

Greqia kreu të mërkurën një operacion shpëtimit në brigjet e saj, duke i ardhur në ndihmë një anijeje me emigrantë ilegalë në jugperëndim të vendit.

Rojat bregdetare thanë se jahti i tejngarkuar me njerëz dhe në rrezik mbytjeje, me rreth 90 persona, u vërejt mbi 70 kilometra nga qyteza e vogël e Pilosit.

Gjashtë persona u shpëtuan nga një jaht tjetër, ndërsa një grua u transferua në qytetin jugor të Kalamatës.

25 emigrantë të tjerë u hipën në një anije-cisternë që po përshkonte rrugën detare.

Zona ndodhet afër vendit ku në qershor u zhduk një anije me emigrantë, me 500–700 persona në bord, por vetëm 104 prej tyre arritën të shpëtojnë dhe trupat e 82 njerëzve u nxorën nga deti.

Greqia është një nga portat hyrëse për trafikantët e klandestinëve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi drejt Bashkimit Evropian. /Kathimerini

/rtsh.al/