RTSH 24 Live

Sociale

Gratë që rilindën…, “Arti i Zanave”, biznesi social që mbështet gratë e dhunuara

15/04/2024

Gratë që rilindën…, “Arti i Zanave”, biznesi social që mbështet gratë e dhunuara

Arti i Zanave është biznesi social që mbështet gratë e dhunuara.

Në Shkodër vepron prej vitit 2014, një biznes social krejt i veçantë. Njihet me emrin  Arti i Zanave që duket se emrin e ka marrë nga pasioni dhe përkushtimi i grave për artizanatin.

Një pjesë vijnë nga një e kaluar e vështirë dhe qendra është pjesë e programit anti-dhunë që ofrohet nga Qendra e Gruas “Hapat e Lehtë”.

Xhuli prej një viti është pjesë e kësaj qendre si punonjëse e saj ndërsa Kristina po bën praktikën këtu.

Arti i Zanave jep mesazhin e forcës së gruas që kërkon të mos e kthejë kokën pas e të rindërtojë të ardhmen.

Përgatiti: Marjo Gjini

/rtsh.al/