RTSH 24 Live

Aktualitet

Gonzato në Tirana Connectivity Forum: Lidhshmëria, krijim i partneriteteve të qëndrueshme

11/09/2024

Gonzato në Tirana Connectivity Forum: Lidhshmëria, krijim i partneriteteve të qëndrueshme

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato mori pjesë sot në Tirana Connectivity Forum ku ritheksoi mbështetjen e paprecedentë të Bashkimit Evropian në këtë fushë.

Në ‘Tirana Connectivity Forum’ tha ambasadori, pata mundësinë të ritheksoj mbështetjen e paprecedentë të BE-së në këtë fushë, duke përfshirë 9 miliardë euro të mobilizuara përmes Planit Ekonomik dhe të Investimeve dhe 6 miliardë euro të caktuara për rajonin nëpërmjet Mekanizmit të Reformës dhe Rritjes.

Gonzato tha se “të dy këto instrumente financiare pasqyrojnë angazhimin tonë për të ndihmuar më tej reformat e lidhura me BE-në dhe ngushtimin e hendekut socio-ekonomik midis rajonit dhe BE-së”.

“Duke investuar në fusha kyçe si digjitalizimi, energjia dhe transporti, ne jo vetëm që po përmirësojmë lidhshmërinë, por gjithashtu po hapim rrugën për një Evropë më të fortë dhe më të qëndrueshme”, theksoi Gonzato.

Ambasadori u shpreh se “lidhshmëria është shumë më tepër se thjesht infrastrukturë; ka të bëjë me krijimin e partneriteteve të qëndrueshme të cilat mbështesin paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor”.

 

\rtsh.al/