RTSH 24 Live

Politikë

Gonxhja pret ambasadoren hungareze: Forcim i diplomacisë ekonomike dhe kulturore

13 orë para

Gonxhja pret ambasadoren hungareze: Forcim i diplomacisë ekonomike dhe kulturore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik.

Gonxhja bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e diplomacisë ekonomike dhe kulturore, si dhe nxitjen e tregtisë mes dy vendeve.

“Ndava vizionin mbi nismat tona të përbashkëta dhe mundësitë për të mbështetur investitorët përmes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve në Tiranë”, tha Gonxhja.

Ai informoi se do të ishte në Budapest për Ditën e Kulturës dhe Inovacionit Hungarez, një hap i mëtejshëm drejt thellimit të bashkëpunimit dypalësh në fushat kyçe të zhvillimit për vendet tona.

 

/rtsh.al/