RTSH 24 Live

Aktualitet

Gonxhja: Me “EXPO Albania”, Tirana kthehet lidere në rajon

25/04/2024

Gonxhja: Me “EXPO Albania”, Tirana kthehet lidere në rajon

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja gjatë fjalës së tij  në Fazën finale e Garës Ndërkombëtare për Projekt-Ide Arkitekturore për “EXPO Albania” deklaroi se do të jetë një destinacion për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, duke krijuar një ofertë të re për “Shqipërinë 2030”.

Është një moment kyç për Kryeqytetin por dhe për vendin , duke shpresuar të jetë dhe më gjerë për në rajon. Jemi për një vendim të rëndësishëm  për  të zgjedhur konceptim fitues për Tiranën moderne. Tirana ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm në vitet e fundit, një shpresë për të gjithë shqip-folësit por dhe një pikë ndriçuese për historinë e zhvillimit të Shqipërisë dhe rajonit,” u shpreh Gonxhja.

Kjo, theksoi ai, është një tjetër provë e dëshirës sonë për të ecur para ndaj sot jemi në finalen e përzgjedhjes së projektit fitues dhe, “EXPO Albania” do të plotësojë mungesën që Tirana ka në aspektin e panaireve e aktiviteteve e ngjarjeve të mëdha që kanë të bëjnë me një publik që është i gjerë.

Ministri Gonxhja u shpreh se “pa lënë mënjanë aspektin turistik, pasi nuk do të mungojnë aktivitetet kulturore e artistike si bienalet, pavijonet artistike apo arkitekturës, që i mungojnë kalendarit tonë ose shpesh i organizojmë në vende të kufizuara”.

Ministri Gonxhja u ndal dhe në disa shifra që tregojnë edhe ndikimin që ka në ekonomi ngritja e një qendre të tillë panairesh.

Në finalen e konkursit ndërkombëtar për projektin e “EXPO ALBANIA”, 5 skuadra me prestigj në botën e arkitekturës bashkëkohore, të përzgjedhura mes afro 60 konkurrentësh nga e gjithë bota, do të prezantojnë koncept idetë e tyre për një qendër shume funksionalë të domosdoshme në këtë fazë të re zhvillimi të Shqipërisë.

/rtsh.al/