RTSH 24 Live

Botë

Gjyqi ndaj Trump për paratë e dhëna Stormy Daniels - Zgjidhen të 12 anëtarët e jurisë në çështjen ku ish-presidenti akuzohet për falsifikim të dhënash financiare

19/04/2024

Gjyqi ndaj Trump për paratë e dhëna Stormy Daniels - Zgjidhen të 12 anëtarët e jurisë në çështjen ku ish-presidenti akuzohet për falsifikim të dhënash financiare

Janë zgjedhur më në fund 12 anëtarët e jurisë që do të vendosin nëse ish presidenti Donald Trump është ose jo i famshëm në procesin e paprecedente gjyqësor hapur ndaj tij në gjykatën penale të Manhatanit.

Kemi një juri, u shpreh gjykatësi  i çështjes pasi shtatë burra dhe pesë gra u zgjodhën  të enjten në panelin e jurisë. Në fillim të seancës, dy anëtar u përjashtuan nga procesi  I përzgjedhjes që mendohej se do të zgjaste disa javë. 

Të hënën e ardhshme do të mbahet edhe seance dëgjimore. Çështja për të cilën Trump po gjykohet ka lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për falsifikim të të dhënave financiarë për mbulimin e një pagese prej 130 mijë dollarësh që ylli i filmave për të rritur Stormy Daniles kishte marrë para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës për të heshtur në lidhje me një marrëdhënie që ajo pretendon se ka pasur me Trump por që ku I fundit nuk e pranon. 

Pagesa nuk ishte vepër penale, por Trump është akuzuar për falsifikim  të të dhënave financiare, ndërkohë që prokurorët thonë se duke bërë një pagesë të tillë, Trump ka ushtruar ndikim të paligjshëm në zgjedhjet presidenciale të 2016ës ku u shpall fitues. 

Pasi u largua nga gjykata e Manhatanit mbrëmjen e së enjtes, Trump tha se akuzat e ngritura ndaj tij ishin të motivuara politikisht, ndërsa deklaroi se në gjykim dhe në burg duhet të ishte rivali I tij në zgjedhjet e këtij viti, presidenti  Xho Bajden.

Gazetare: E. Pepa

/RTSH/