RTSH 24 Live

Botë

Komuniteti hebre në Suedi: Kemi frikë nga sulmet e protestuesve anti-izraelitë gjatë Eurovizionit

02/05/2024

Komuniteti hebre në Suedi: Kemi frikë nga sulmet e protestuesve anti-izraelitë gjatë Eurovizionit

Protestat e planifikuara kundër Izraelit që merr pjesë në Festivalin e Këngës së Eurovizionit të këtij viti i kanë shqetësuar anëtarët e komunitetit hebre në qytetin pritës suedez Malmo.

Sipas një përfaqësuesi të komunitetit hebre në Suedi, ata janë të shqetësuar se mund të bëhen objekt i protestave të planifikuar më 9 maj.  

Suedia ka premtuar një shfaqje verbuese në 7-11 maj, por ajo do të zhvillohet në mes të demonstratave kundër luftës së Izraelit me Hamasin në Gaza, e cila filloi me sulmin terrorist të Hamasit të 7 tetorit në Izraelin jugor.

Komuniteti hebre me rreth 1200 njerëz është i shqetësuar se mund të bëhet objektiv i protestave të mëdha të planifikuara për 9 maj, kur Izraeli do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë dhe përsëri në ditën e finales, 11 maj.

Ka një ndjenjë shqetësimi dhe tensioni. Nuk mund të them se nuk jam i shqetësuar. Me praninë e Izraelit në Eurovizion, emocionet do të rriten edhe më shumë, dhe ndoshta sinagoga do të jetë një objektiv protestash. Nuk është e paimagjinueshme”, thotë për Reuters Felix Krausz Sjögren, një udhërrëfyes në sinagogën në Malmo.

/rtsh.al/