RTSH 24 Live

Botë

Opozita izraelite përpjekje me Emiratet për arritjen e marrëveshjes për lirimin e pengjeve

02/05/2024

Opozita izraelite përpjekje me Emiratet për arritjen e marrëveshjes për lirimin e pengjeve

Udhëheqësi i opozitës së Izraelit Yair Lapid është takuar me ministrin e Jashtëm të Emirateve Sheikh Abdullah bin Zayed gjatë një vizite diplomatike në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Gjatë takimit, të mbajtur në shtëpinë e bin Zayed, të dy diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza, si dhe çështjen se si do të duket Gaza pasi të përfundojë lufta.

Lapid theksoi nevojën urgjente për të siguruar lirimin e pengjeve, thotë zyra e tij, dhe i tha zyrtarit të Emirateve se "çdo vend në rajon mund të ndikojë në marrëveshje", transmetojnë mediat izraelite.

Izraeli ka interes të krijojë, së bashku me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e moderuara arabe, bashkëpunim politik dhe ekonomik që mund të ofrojë zgjidhje për problemet globale dhe të përballet me kërcënimet rajonale të të gjitha llojeve”, theksoi Lapid.

/rtsh.al/