RTSH 24 Live

Politikë

Gjykata e Posaçme shtyn për më 11 korrik seancën për Berishën dhe Malltezin

02/07/2024

Gjykata e Posaçme shtyn për më 11 korrik seancën për Berishën dhe Malltezin

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 11 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2 mujor të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi. Në këtë seancë, avokatët kishin kërkuar informacione mbi hetimet e deritanishme. Seanca nuk u zhvillua pasi Berisha dhe Malltezi nuk kishin marrë dijeni sipas ligjit.

SPAK pritet të shtyjë afatet e hetimit  edhe me 3 muaj të tjerë pasi përfundon afati i hetimeve për privatizimin e ish klubit sportiv Partizani.

Avokati i Berishës, Genc Gjoutaj në një deklaratë për mediat tha se mos njoftimi për seancën bëhet qëllimisht për ta shtyrë atë dhe për ti dhënë më shumë kohë SPAK që sipas tij nuk ka as një fabul për këtë hetim.

Ndër të tjera, Gjokutaj ka theksuar edhe njëherë që i qëndrojnë të pa lëkundur kërkesës për ndryshim të masës së sigurisë.

/rtsh.al/