RTSH 24 Live

Politikë

Vota e Diasporës, Majko-opozitës: Zbatoni vendimin e Kushtetueses. Bardhi: E nxitëm ne procesin

04/07/2024

Vota e Diasporës, Majko-opozitës: Zbatoni vendimin e Kushtetueses. Bardhi: E nxitëm ne procesin

Vota e Diasporës është kthyer në temë debate në seancën e sotme plenare mes opozitës dhe mazhorancës. Deputeti socialist ka deklaruar se opozita nuk hap dritën jeshile për krijimin e listave për shtetasit që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Ai kërkoi nga opozita të përgjigjet nëse do e zbatojë ose jo vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Votën e Diasporës.

“Ajo që diskutohet sot këtu, është nëse nuk zbatohet vendimi I Kushtetuese për votën e diasporës, zgjedhjet e 2025-ës janë legale apo jo?

Nuk jepni asnjë përgjigje për gati gjysmën e votuesve shqiptarë që janë në lista dhe nuk janë në lista, sepse janë në lista si votues brenda vendit kur janë shtetas jashtë vendit. Dhe ju nuk hapni dritën jeshile të hapen e pastrohen këto lista të krijohen listat e shtetasve jashtë vendit.

Nëse unë do isha sot shtetas me banim jashtë vendit, unë do e hidhja Kuvendin në Gjykatën Kushtetuese dhe do i kërkojë të kërkojë me rigorizitet zbatimin e vendimit për votën e diasporës.

Duam të dimë, do e zbatojmë vendimin e Gjykatës, do ulemi për të hedhur në tavolinën e bisedimeve votën e diasporës?”, u shpreh Majko.

Deklaratave të tij iu kundërpërgjigj deputeti i opozitës Gazment Bardhi I cili u shpreh se është pikërisht opozita ajo e cila ka nxitur procesin e zbatimit të Gjykatës Kushtetuese përsa i përket Votës së Diasporës. Në retorikën e tij, Bardhi kërkoi të dinte se përse mazhoranca nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Në fakt nuk e kuptova gjithë retorikën e z. Majko dhe vendimet e Kushtetueses.

Është opozita që ka nxitur procesin e zbatimit të Kushtetuese për votën e diasporës. Kemi mbështetur dhe një pr.ligj të propozuar nga ato që fituan çështjen në Kushtetuese e sollën edhe te ju, por e refuzuat.

Ne e kemi mbështetur propozimin e tyre, e kemi depozituar në Kuvend. Pyetjen apo jo, do e njohim apo jo të drejtën e votës së diasporës drejtojeni nga ana juaj”, u shpreh Bardhi.

/rtsh.al/