RTSH 24 Live

Politikë

Vota e diasporës, Gjiknuri: Projektligji është gati, ta kalojmë në korrik

04/07/2024

Vota e diasporës, Gjiknuri: Projektligji është gati, ta kalojmë në korrik

Deputeti Damian Gjiknuri ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se mazhoranca ka gati projektligjin për Votën e Diasporës.

Gjiknuri i bëri thirrje opozitës që të mbështesë projektligjin që sipas tij do kalojë në Kuvend në muajin korrik.

“E para vota e diasporës dhe për këtë mazhoranca ka përgatitur një pr.ligj që adreson ndryshme në kodin zgjedhor për të adresuar boshllëqet që sipas Kushtetueses nuk kanë qenë të përcaktuara qartë; ku do llogaritet vota në qark.

Ata që bërtisnin për votën e diasporës të vijnë ta mbështesim dhe ta kalojmë brenda korrikut. vota në qarkun ku ai është rezident I fundit; diaspora ka kërkuar lehtësim të procedurës së regjistrimit si votues nga jashtë, regjistrimi do jetë automatik në gjendjen civile.

Do deklarojë adresën në vendin ku jeton dhe do reflektohet në regjistrin e gjendjes civile dhe do hiqet nga lista e vendit ku janë”, bëri me dije Gjiknuri.

Ky i fundit u shpreh se mazhoranca ka marrë në konsideratë propozimet e bëra nga përfaqësuesit e Diasporës së bashku me ato të disa deputetëve opozitarë.

Mbi parimet sikurse I kanë propozuar udhëheqësit apo përfaqësuesit e diasporës të cilët së bashku me disa deputetët të opozitës, ne kemi marrë për bazë propozimin që kanë sjellë disa deputetë të opozitës për të përfshirë  votën e diasporës.

Ajo do jetë baza mbi të cilën ne si Kuvend duhet të adresojmë detyrimet që vijnë nga vendimi I GJK.

Ne si mazhorancë, qeveria shqiptare do financojë deri në 5 qarqe të mëdha, le të ulemi me opozitën të adresojmë pjesën më të madhe të mandateve nëpërmjet votimit elektronik. Kursejmë para dhe njerëz dhe Brenda një ore del rezultati.

Në kushtet kur Komisioni i reformës zgjedhore ka mbaruar mandatin, ne si mazhorancë kemi detyrimin ligjor të adresojmë 3 vendime të Kushtetueses”, tha Gjiknuri.

/rtsh.al/