RTSH 24 Live

Botë

Gjykata dënon Assange në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë

26/06/2024

Gjykata dënon Assange në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë

Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është dënuar me kohën e kryer të ndalimit në BM, sipas një marrëveshjeje me SHBA-në që siguron tashmë lirinë e tij.

Assange u lirua nga një gjykatë amerikane në ishullin Saipan të Paqësorit, pasi u shpall fajtor për një akuzë të vetme krimi si pjesë e një marrëveshjeje për të zgjidhur një çështje ligjore mbi publikimin e dokumenteve të klasifikuara.

”Ndjekja penale e Assange është e paprecedentë dhe themeluesi i WikiLeaks vuajti jashtëzakonisht shumë në luftën e tij për lirinë e fjalës”, tha avokati i tij amerikan, Barry Pollack.

Duke folur pas përfundimit të seancës gjyqësore, Pollack theksoi se ”ndjekja penale e Julian Assange është e paprecedentë në 100 vitet e Aktit të Spiunazhit, ajo nuk është përdorur kurrë nga Shtetet e Bashkuara për të ndjekur një botues, një gazetar, si zoti Assange”.

”Megjithatë, Assange nuk do të ketë të drejtë të kthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa autorizim”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë në një deklaratë për shtyp.

/rtsh.al /