RTSH 24 Live

Ekonomi

Gjirokastër - Sektori i akomodimit në informalitet, vetëm 20% e strukturave pritëse të licensuara

06/03/2025

Gjirokastër - Sektori i akomodimit në informalitet, vetëm 20% e strukturave pritëse të licensuara

Vetëm 20% e strukturave akomoduese që funksionojnë në qarkun e Gjirokastrës janë të licensuara. Ky lajm bëhet i ditur nga kryetari i shoqatës së hotelerisë në Gjirokastër Gentian Bineri.

Për një shifër të përafërt mund të jenë 100 të licensuar, po të hapësh faqen e Booking dhe të shohësh pronat të cilat janë të deklaruara aty të cilat ofrojnë akomodim janë mbi 500 nga të cilat 400 prej të tyre janë 400 njësi akomodimi të pa licensuara”, u shpreh Gentian Bineri, Kryetari i Shoqatës së Hotelerisë.

Duke u kujtuar edhe taksën 20% mbi çmimin e deklaruar nga klienti  që do të mbahet nga platformat nëse do të vazhdojnë të punojnë në mënyrë informale, Bineri u bën apel administratorëve të këtyre njësive të përfitojnë nga politikat fiskale, që sipas ti janë favorizuese, dhe të ligjërojnë aktivitetin e tyre.

Administrata tatimore ka nxjerrë ligjin që të  gjithë këto biznese të bashkëpunojnë dhe të paguajnë tatim mbi fitimin 15% e cila është një vlerë e konsiderueshme”, u shpreh Bineri.

Zhvillimi i turizmit në rajonin jugor ka bërë që  sipërmarrja të shtrihet në fushën e akomodimit . Në bashkinë Gjirokastër vetëm gjatë 2024 kanë hapur dyert për vizitorët mbi 90 bujtina.

Gazetare: Y.Ponde

/rtsh.al/