Bizneset e vogla dhe të mesme jashtë kryeqytetit janë jo vetëm një mundësi reale, por vepruese për të frenuar largimin e popullsisë dhe gjallërimin e akseve të tjera të zhvillimit në Shqipëri. Drejtori i programit italo - shqiptar të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme në ministrinë e ekonomisë bën të ditur se kjo tashmë ka dhënë efektet e para.
“Janë rreh 150 ndërmarrje të vogla e të mesme që kanë provuar me sukses të plotë të ndihmohen dhe të kthejnë kreditë e marra. Praktika i takon një harku kohor rreth 16 vjeçar”, u shpreh Eksperti i ekonomisë, Gavril Lasku.
Praktikimi me sukses sipas z. Lasku varet nga konsiderimi i të gjithë faktorëve të nevojshëm.
“Është si one stop shop, tek programi ynë gjen çdo gjë që kanë nevojë si sipërmarrës duke filluar nga fondi investimit, fondi i garancisë dhe asistenca teknike”, tha Gavril Lasku.
Në të njëjtat terma, e ardhmja e ndërmarrjeve dhe mekanizmit nxitës e mbështetës të tyre varet nga menaxhimi.
“Kapacitetet inovative të sipërmarrjes, teknologjitë por edhe modelet e biznesit që do të krijojnë sipërmarrësit do të bëjnë të mundur që të shtohen investimet e reja”, u shpreh ai.
/rtsh.al/