RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Një katolik si Gjekmarkaj, nuk cënon Krishtlindjen. Berisha, pa din dhe iman

17 orë para

Gjikondi: Një katolik si Gjekmarkaj, nuk cënon Krishtlindjen. Berisha, pa din dhe iman

Protesta e Opozitës ishte temë e kësaj radhe në emisionin “3D” nga Alban Dudushi në RTSH1. E ftuar në panel, juristja Brizida Gjikondi komentoi situatën me deputetin Agron Gjekmarkaj i cili u denoncua nga Opozita për ushtrim dhune nga efektivët ndaj tij, gjatë mbajtjes së protestës.

Por deklarata u hodh poshtë nga Policia e Shtetit.

Gjikondi e konsideron një veprim të shëmtuar protestën e sotme, sidomos për faktin që jemi në prag Krishtlindjeje.

Jemi në prag të Krishtlindjes. Nuk dua të bëj cinizëm, por është për të adhur keq sepse në rast se Berisha apo dhe shumë të tjerë janë pa din e ma iman, sepse kjo e sotme ishte shumë e shëmtuar, pikërisht në prag Krishtlindjes. Po e ndiqja dhe rastin e Gjekmarkut, ku ky i fundit thotë gjithmonë se jam katolik, por një katolik i shëndetshëm e di shumë mirë kush janë mësimet kryesore në prag festash. I them që të bëjë llogaritë me veten dhe të mos bëjë atë që i thotë Berisha sepse për aq kohë që Gjekmarkaj nuk ka folur, të tregojë se çfarë ka ndodhur, Berisha cdo varsje dhe rrahje gjithmonë i ka çuar në favor të vet. Presim të se çfarë do të thotë ai pasi edhe si besimtar, ajo që ndodhi ishet gjëja më e shëmtuar", tha ajo.

/rtsh.al/