RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Meta duhet të ishte në burg, që në vitin 2011, pas videos së Priftit

6 orë para

Gjikondi: Meta duhet të ishte në burg, që në vitin 2011, pas videos së Priftit

Juristja Brisida Gjikondi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RSTH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, se Ilir Meta do të duhet të ishte në burg që në vitin 2011 për videon me Dritan Priftin, për aferën e 700 mijë eurove.

Sipas Gjikondit, Meta t’ia lërë gjithçka drejtësisë dhe të mos japë mesazhe butaforike duke i marrë shqiptarët për budallenj.

Të jesh një nga të akuzuarit për grabitjet më skandaloze që do të duhet të ishte 13 vite më parë në burg për 2011, për atë që doli me zë dhe me figurë, për 700 mijë eurot me Dritan Priftin.

Tani në 2024-n të na bëjë për budallenj dhe të thotë që janë “armiqtë e kombit ata që ma kanë bërë mua, e kanë me Shqipërinë, e unë kam mbrojtur Shqipërinë”, jemi shumë të lodhur.

Do doja që t’i lihej drejtësisë e gjithë situata. Zonja Kryemadhi sot na tha edhe diçka tjetër që do ta ndjekë në të gjitha hallkat e drejtësisë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kanë mundësi ku t’i sqarojnë gjërat, nuk kanë pse t’i helmojnë më shqiptarët me mashtrimet e tyre”, është shprehur Gjikondi.

/rtsh.al/