RTSH 24 Live

Politikë

Gjikondi: Arrestimi i Metës, mesazh i fortë për politikën në Shqipëri

5 orë para

Gjikondi: Arrestimi i Metës, mesazh i fortë për politikën në Shqipëri

Publiku shqiptar sot po bëhet dëshmitar i "grahmave të klasës politike, epoka e së po ndahet nga SPAK-u", tha të hënën juristja Brisida Gjikondi për emisionin "3D nga Alban Dudushi".

Znj. Gjikondi komentoi ngjarjen e ditës, arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Sipas juristes, aksioni i ndalimit të një figure kaq të lartë në vend ishte mirëmenduar në detaje.

"Çdo gjë ka qenë e përllogaritur, skenar me detaje, ku do kapej, ora... Përpara dy ditësh në SPAK ka qenë e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Vanhorn. Në gjithë mediet u fol se pritej diçka përderisa ndenji aq gjatë. Mënyra si është arrestuar Meta ka qenë një mesazh i fortë për klasën politike shqiptare. Në ditën me diell, në rrugë kryesore dhe në kryeqytet... Sepse që nga Kosova deri në Tiranë mund ta kishin arrestuar 7 herë, por çdo gjë ka qenë me mesazh.

Këto janë grahmat e një klase politike, dhe këtu e kam edhe për të majtën. [Edi] Rama sot nuk tha çerek fjalë për [Jurgis] Çyrbjan dhe për një pjesë të madhe të deputetëve të tij, që i ka në burg, dhe që vetë i ka zgjedhur e aprovuar. Nuk tha asgjë sot për Ilir Metën, që ka qenë një nga aleatët e tij të rëndësishëm në ndarjen dhe në konsumimin e pushtetit. Vetëm kur ka skelete në sirtare hesht, siç heshti Rama sot. Nga ana tjetër [Sali] Berisha bërtiste. Kjo epokë do ndahet me emrin e SPAK-ut," deklaroi znj. Gjikondi.

/rtsh.al/