RTSH 24 Live

Aktualitet

Gjermani, shkon në mbi 100 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

25/11/2021

Gjermani, shkon në mbi 100 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

Në Gjermani ka shkuar në mbi 100 mijë numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Sipas një deklarate nga Instituti Robert Koch (RKI), me 351 vdekjet e reja në 24 orët e fundit, numri total i viktimave si pasojë e COVID-19 është rritur në 100.119.

Ndërsa me 75.991 rastet e reja në 24 orët e fundit në vend, është regjistruar shifra më e lartë e rasteve ditore të shënuar deri më sot.

Numri i rasteve të përgjthshëm me COVID-19 në vend ka arritur në 5.573.756, ndërsa numri i rasteve aktive në 729.200.

Numri i rasteve të reja të vërejtura në 100 mijë njerëz në javë u përcaktua si 419,7.

Në të gjithë vendin 4.070 njerëz ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa 2.124 prej tyre janë të intubuar./AA