RTSH 24 Live

Euro 2024

Gjeorgjia debutuese trondit 2 me 0 Portugalinë e Ronaldos dhe bën mrekullinë; kualifikohet në 1/16

26/06/2024

Gjeorgjia debutuese trondit 2 me 0 Portugalinë e Ronaldos dhe bën mrekullinë; kualifikohet në 1/16

Gjeorgjia ka bërë mrekullinë në grupin F duke tronditur Portugalinë e Cristiano Ronaldos pasi fitoi 2 me 0 dhe duke arritur të kualifikohet në raundin e 1/16-ve.

Skuadra e Ëilly Sagnol rezultoi një nga surprizat më të mëdha të Europianit, pas fitores 2-0 përballë luzitanëve në Gelsenkirshen.

Ndeshja nisi mjaft mirë për gjeorgjianët, të cilët kaluan në avantazh me Kvaratskhelian që në minutën e 2’ të takimit.

Nga ana tjetër, portugezët tentuan me Ronaldon dhe Felix, por pa mundur dot ta gjenin golin e barazimit.

Duke gjetur hapësira në mesfushë dhe përpara mbrojtjes gjeorgjianët arritën të dyfishojnë shifrat në minutën e 57 me Mikautadze falë një penalltie.

Në këtë mënyrë, Gjeorgjia avancon për më tej, duke u kualifikuar si një nga katër vendet e treta më të mira në Grupin F. Nga ana e saj, Portugalia e kishte siguruar kualifikimit pasi vinte nga fitore radhazi, e ndjekur nga Turiqa në vendin e dytë që pasohet nga surpriza gjeorgjiane dhe Çekia e fundit që kthehet në shtëpi.

/rtsh.al/