RTSH 24 Live

Rajon

Gjenocidi i Srebrenicës, aktori Ukaj: Serbët dhe Vuçiçi s’kanë ndryshuar, njësoj si në kohën e Millosheviçit

24/05/2024

Gjenocidi i Srebrenicës, aktori Ukaj: Serbët dhe Vuçiçi s’kanë ndryshuar, njësoj si në kohën e Millosheviçit

Aktori i njohur shqiptar, Alban Ukaj ka folur për RTSH 24 nga Sarajeva mbi rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila njohu gjenocidin e Srebrenicës të kryer nga Serbia dhe caktoi 11 korrikun si ditën ndërkombëtare të përkujtimit të gjenocidit serb në Srebrenicë.

Aktori Ukaj i cili ka luajtur edhe në filmin “Quo Vadis, Aida” që rrëfen krimet serbe në Srebrenicë theksoi se qasja e Serbisë nuk ndryshuar. Sipas tij, politika e jashtme serbe është njësoj si ajo e kohës së Millosheviçit.

Për këtë ai solli në vëmendje gjuhën ekstremiste të Vuçiçit gjatë kohës kur shërbente si ministër i Propagandës së Millosheviçit dhe sjelljes së fundit patetike të presidentit serb në sallën e OKB-së.

Është politizuar shumë gjenocidi serb në Srebrenicë duke e ditur që nomenklatura që gjendet sot në Serbi, ku presidenti Vuçiç si me qeverinë e re, ashtu edhe qeverinë e vjetër, për fat të keq është po ajo strukturë që ka qenë në vitet ’90.

Nuk duhet harruar që në atë kohë Vuçiç ka qenë ministër i Propagandës dhe ai në atë kohë ka bërë deklarata goxha të diskutueshme, me të cilat nuk merret kush shumë duke thënë që për një serb të vrarë do të vrasim 100 myslimanë apo 100 boshnjakë, po të njëjtën gjë citon që kanë gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore që është kontradiktë totale.

Patetizmi që pati në seancën e Kombeve të Bashkuara me flamurin rreth krahëve ishte diçka që na solli në vitet  90’ që nuk ka ndryshuar asgjë më e vogël në thelb të politikës së Jashtme që ka pasur Serbia gjatë atyre viteve që e ka edhe tani. Ajo që është më e dhimbshme është se çdo humbje e Serbisë konsiderohet si fitore. Siç ka thënë edhe një gazetar i Washtington Post që e keqja më e madhe e popullit serb është që aq janë të preokupuar me mitologjinë e historisë sepse të ardhmen e kanë të pabazë”, u shpreh Ukaj në një intervistë për RTSH 24.   

/rtsh.al/