RTSH 24 Live

Kuriozitete

Gjendet diamanti rozë 170 karat, më i madhi i zbuluar në 300 vjet

28/07/2022

Gjendet diamanti rozë 170 karat, më i madhi i zbuluar në 300 vjet

Një diamant rozë prej 170 karatësh i zbuluar në Angola mund të jetë guri më i madh i tillë i gjetur në 300 vjet. I quajtur "Lulo Rose", diamanti u gjet në minierën e diamanteve Lulo në rajonin Lunda Norte të Angolës në Afrikë.

Minierat e Angolës janë ndër dhjetë prodhuesit më të mëdhenj në botë të diamanteve. Diamanti i rrallë mund të arrijë në 11 milionë dollarë në ankand

Vetëm një në 10,000 diamante të gjetura janë me ngjyrë dhe vetëm një në çdo 100 diamante është më i madh se 10.8 karat. Prandaj gjetja e një diamanti rozë 170 karatësh është jashtëzakonisht e rrallë.

Guri i çmuar rozë pritet të dalë në ankand nga kompania shtetërore e marketingut të diamanteve në Angolë, Sodiam.

/rtsh.al/