RTSH 24 Live

Kosova

Gërvalla dhe Sveçla për RTSH/ "Kosova ka prova për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist"

30/09/2023

Gërvalla dhe Sveçla për RTSH/ "Kosova ka prova për përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist"

Zyrtarët e lartë të Kosovës shprehen të bindur se pas sulmit të 24 shtatorit ndaj policisë së Kosovës është Serbia.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në intervistat dhënë ekskluzivisht për gazetaren e RadioTelevizionit Shqiptar, Blerta Tafani, deklaruan se ka fakte që vërtetojnë përfshirjen e Beogradit zyrtar në këtë sulm.

"Marrja përsipër e përgjegjësisë nga Radoiçiqi, terrorist, kriminel, tregon lidhjen direkte me Serbinë, me presidentin e Serbisë. Sepse për një kohë të gjatë ka qenë personi i përzgjedhur nga presidenti serb për të destabilizuar vendin tonë," tha zonja Gërvalla.

"Nuk ka asnjë dyshim për mua që edhe sulmi i së dielës ka qenë në të njëjtin konteks, i dirigjuar nga Serbia politike," shtoi ajo.

Ndërsa ministri Sveçla nuk përjashton edhe ndërhyrjen ruse.

"Kemi kapur 24 vetura në terren. Në një prej tyre kemi gjetur dokumente ruse. Ka edhe armatim rus. Dy nga mjetet e kapura janë prodhim rus, donacion ushtrisë së Jugosllavisë. Por edhe vetë mbështetja politike që Rusia i jep qeverisë së Serbisë lidhur me këtë aksion tregon se ata janë në të njëjtën linjë," tha zoti Sveçla për RTSH.

Gazetare: Blerta Tafani

/ rtsh.al /