RTSH 24 Live

Aktualitet

Gërdeci- Shtyhet seanca për Mediun, ish-ministri kundërshton gjetjet e ekspertëve ushtarakë

6 orë para

Gërdeci- Shtyhet seanca për Mediun, ish-ministri kundërshton gjetjet e ekspertëve ushtarakë

Është shtyrë për më 18 mars ora 12:00 seanca gjyqësore për ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu.

Shkak oër shtyrjen e seancës së sotme (4 mars) është bërë kërkesa e prokurorëve Arben Kraja e Klodiam Braho, të cilët do duhej të ishin pjesë e proceseve të tjera gjyqësore.

Gjatë seancës së sotme, ish-ministri Mediu përmes një materiali 147 faqesh, kanë kundërshtuar gjetjet e ekspertëve ushtarak, mes të cilave ajo që lidhet me masat që do duhej të merreshin për demontimin e municioneve në Gërdec

Ish-ministri Mediu akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues. Nga shpërthimi i Gërdecit humbën jetën 26 persona dhe shumë të tjerë u plagosën.

/rtsh.al/