RTSH 24 Live

Botë

Gazetarja italiane mbahet i arrestuar për më shumë se një javë në Iran

18 orë para

Gazetarja italiane mbahet i arrestuar për më shumë se një javë në Iran

Ministria e Jashtme e Italisë ka bërë të ditur se një gazetare italiane po mbahet e arrestuar në Iran prej më shumë se një javë, ndërsa shton se po e ndjek rastin me “vëmendjen më të madhe”.

29-vjeçarja Cecilia Sala, e cila punon për gazetën Il Foglio dhe kompaninë e podcast-it Chora Media.

Ajo u arrestua nga policia në Teheran më 19 dhjetor, shpjegon ministria në deklaratën e saj.  

Qeveria e Italisë “ka punuar me autoritetet iraniane për të sqaruar situatën ligjore të Cecilia Sala dhe për të verifikuar kushtet e ndalimit të saj”.

Chora Media tha në një deklaratë të veçantë se Sala po mbahej në izolim në burgun Evin në Teheran dhe se nuk ishte dhënë asnjë arsye për arrestimin e saj.

Nga zyrtarët iranianë nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm të arrestimit të gazetares italiane.

/rtsh.al/