RTSH 24 Live

Sociale

Fushë-Krujë, merr formë Lagjia e Rilindjes, banesa me kushte pakrahasimisht më të mira për 1200 banorë

22/01/2021

Fushë-Krujë, merr formë Lagjia e Rilindjes, banesa me kushte pakrahasimisht më të mira për 1200 banorë

Kryeministri Rama e ka nisur ditën me një video nga kantieri i ndërtimit në Fushë-Krujë ku po hidhen themelet për ndërtimin e lagjes së re. Lagjia u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, teksa kryeministri Rama shkruan në Facebook se hap pas hapi, ajo po merr formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me lagjen e re te Rilindjes së Fushë-Krujës, që pas tragjedisë së një viti më parë, po merr hap pas hapi formën e një zone cilësore rezidenciale për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan kryeministri Rama.