Prej datës 12 gusht, në kryeqendrën e veriut po mbahen ditët e Jazz-it jo vetëm me masterclass-at me studentë por edhe me koncertet e “Shkodra Sounds”. Pas tre ditë pauze, tingujt e kësaj muzike do të vijojnë sërish në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës prej të enjtes së 29 gushtit.
Kjo periudhë e festivalit të Jazz-it shërben për të kuptuar rëndësinë e ruajtjes së një tradite që Shkodra e ka pasur përherë. Edicioni i XV i “Shkodra Jazz Festival” ka si partner mediatik RTSH. Fundjava në këtë mënyrë do të ketë sfond Jazz-i në Shkodër.
/RTSH/