Një efektive 29-vjeçare është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit pasi dyshohet se ka ndërhyrë në sistem duke fshirë të dhëna me rëndësi.
29-vjeçarja, Sulltane Kuka, inspektore me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Sigurisë, në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas ka hequr nga sistemi në mënyrë të kundërligjshme, një automjet i shpallur “Alert”.
Sipas policisë pas verifikimeve të kryera nga drejtuesit e policisë është bërë ndalimi i “kësaj punonjëseje policie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
“Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilido punonjës police që abuzon me detyrën dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën nga ana e punonjësve të Policisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Policisë.
/rtsh.al/