RTSH 24 Live

Aktualitet

FOTOT- Vlorë, aksident i trefishtë në Lungomare, një i plagosur që dërgohet në spital

3 orë para

FOTOT- Vlorë, aksident i trefishtë në Lungomare, një i plagosur që dërgohet në spital
Foto nga vendngjarja

Një aksident i trefishtë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në Lungomare, Vlorë. Tre makina janë përplasen me njëra tjetrën, ku si pasojë ka 1 të lënduar i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se një prej automjeteve është futur në Lungomare pa pritur t’i jepej përparësi lëvizje. Për pasojë, i ka prerë rrugën 2 makinave të tjera që po vinin, duke shkaktuar edhe aksidentin në fjalë. I lënduar është një i ri, drejtues i njërës prej makinave, ndërsa 2 drejtuesit e tjerë kanë marrë lëndime të lehta.

/rtsh.al/