RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksident në aksin rrugor Kolonjë- Fier, një makinë godet një shtetas që udhëtonte me biçikletë

3 orë para

Aksident në aksin rrugor Kolonjë- Fier, një makinë godet një shtetas që udhëtonte me biçikletë

Një aksident ka ndodhur të shtunën në mbrëmje rreth orës 19:10 në aksin rrugor Kolonjë-Fier, në fshatin Vajkan, ku një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i biçikletës është shtetasi Tafil Qamil Kumanaku, banues ne Vajkan. Ai po transportohet me ambulance drejt Spitalit Rajonal në Fier, për ndihmë mjekësore. Mësohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa drejtuesja e automjetit është shtetasja, Aleksandra Shyqyri Muskaj, banuese në Levan Fier, e cila drejtonte automjetin tip Range Rover. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

“Rreth orës 19:10, në aksin rrugor "Kolonjë-Fier", shtetasja A. M., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka përplasur biçiklistin, shtetasin T. K., 50 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar shtetasi T. K., i cili u transportua për në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”, njofton policia.

/rtsh.al/