RTSH 24 Live

Aktualitet

FOTOT/ Kryeministri Rama: Transformim rrënjësor i DRSHRR Durrës

18/09/2023

FOTOT/ Kryeministri Rama: Transformim rrënjësor i DRSHRR Durrës

Rikonstruksioni i Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, tashmë është drejt përfundimit. Kjo godinë do u vijë ndihmë 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore. Kryeministri, Edi Rama, paralelisht me ndarjen e disa fotove nga rikonstruksioni i godinës, në rrjetet sociale, nënvizon se ndryshimi estetik dhe funksionaliteti i godinës ka pësuar një transformim rrënjësor.

“Drejt përfundimit punimet në DRSHTRR Durrës, ku prej disa kohësh tashmë kjo drejtori rajonale i është nënshtruar rikualifikimit për një transformim rrënjësor estetik e funksional, drejt një standardi bashkëkohor e cilësor për punonjësit si edhe për qytetarët e bashkive Durrës, Krujë, Shijak, Kavajë, Rrogozhinë që shërbehen në këtë drejtori rajonale”,- shkruan Kryeministri, Edi Rama.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës i shërben 139,679 drejtuesve të mjeteve rrugore. Tek godina e re është parashikuar hapësira jashtë për 95 vendparkime shtesë, ulëse, trotuare e zonë pedonale, rrugë, ndriçim e gjelbërim, në një sipërfaqe rreth 7500 metra katrorë.

/rtsh.al/