RTSH 24 Live

Rajon

FOTOT- Koçani pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse”

14 orë para

FOTOT- Koçani pas tragjedisë në klubin e natës “Pulse”

Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e para të mëngjesit në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një klub nate. Kjo u bë e ditur nga autoritetet maqedonase. Mbi 155 persona është raportuar se jenë plagosur - mbi 80 prej tyre janë transferuar në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

 

Klubi i natës Pulse

Ministri i Brendshëm maqedonas, Pançe Toshkovski ka thënë se sipas informacioneve të marra, zjarri ka shpërthyer si pasojë e mjeteve piroteknike që janë përdorur për efekt ndriçimi në koncertin e bendit ADN

Në mesin e të vdekurve është edhe një zyrtar policor, i cili ishte pjesë e operacionit për të kryer kontrolle në klube nate dhe biznese hotelerie në disa lokacione të ndryshme në Maqedoninë e Veriut

Objekti i djegur i klubit Pulse në mëngjesin pas ngjarjes tragjike

Zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës para hyrjes së klubit Pulse, pasi është përhapur zjarri që ka vrarë dhe plagosur dhjetëra njerëz

Objekti i djegur i klubit të natës në Koçan


Para hyrjes së spitalit në Koçan dhe Shtip ka shumë familjarë dhe miq të të vdekurve dhe plagosurve

Organizata e Kryqit të Kuq është duke përpiluar listat për t’i identifikuar të vdekurit

/rtsh.al/