Ogurzeza janë parashikimet e drejtoreshës së përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva, e cila foli për një “vit të vështirë” në ekonominë globale.
“Për pjesën më të madhe të ekonomisë globale, viti 2023 do të jetë një vit i vështirë pasi nxitësit kryesorë të rritjes globale, SHBA , Evropa dhe Kina , përballen me një ngadalësim të aktivitetit”, tha Drejtori Menaxhues i FMN -së.
Viti i ri do të jetë "më i ashpër se viti që po lëmë pas", shtoi Georgieva.
Për tre ekonomitë kryesore, SHBA, Evropa dhe Kina, Georgieva theksoi se janë tre ekonomi të mëdha që fatkeqësisht po ngadalësohen të gjitha në të njëjtën kohë./ CNN.gr
/rtsh.al/