RTSH 24 Live

Kronika

Firmosi fletën e arrestit për Ardian Çapjen, mbrojtje fizike për prokurorin dhe familjen e tij

31/03/2021

Firmosi fletën e arrestit për Ardian Çapjen, mbrojtje fizike për prokurorin dhe familjen e tij

Komisioni i Posaçëm miratoi mbrojtjen fizike për prokurorin e Elbasanit, Ritvan Sukaj dhe familjen e tij, pasi firmosi fletën e arrestit për Ardian Çapjen. Mbrojtja iu dha pas kërkesës së tij, ku deklaroi se ndihej i kërcënuar.
Prokuroi Sukaj urdhëroi arrestimin e 53-vjecarit Ardian Capja dhe fill pas këtij momenti, ai iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një kërkesë për mbrojtje fizike, duke pretenduar se ndihet i kërcënuar për jetën e tij dhe të familje.
53-vjeçari Çapja u arrestua në shtëpinë e tij, ndërsa nga kontrolli forcat RENEA gjetën edhe një automatik kallashnikov, që Çapja e mbante në banesë.
Arrestimi i tij është realizuar në kuadër të hetimeve për një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Për këtë vrasje dyshohen si autorë Ardian dhe Florenc Çapja..
Saga e hasmërive të familjes Çapja në qytetin e Elbasanit ka nisur që në vitin 2005, ku në një lokal u ekzekutua Sokol Çapja.