RTSH 24 Live

Film

Filmi turk ”Mrekullia në Qelinë e 7-të” kandidat për Oscar

11/11/2020

Filmi turk ”Mrekullia në Qelinë e 7-të” kandidat për Oscar

Filmi turk “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, regjisor i të cilit është Mehmet Ada Ozekin është nominuar për kandidat për çmimin prestigjioz Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Në njoftimin nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, thuhet se juria vlerësoi 23 filma që kanë aplikuar, ndërsa ka zgjedhur filmin “Mrekullia në Qelinë e 7-të”.

Filmi i vitit 2019 tërhoqi vëmendjen e artdashësve në Ballkan.

“Mrekullia në Qelinë e 7-të”

Kandidati i Turqisë për Oscar, filmi “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, flet për një baba i cili ka të njëjtën moshë me vajzën e tij, që është në kërkim të drejtësisë.

Aktorët e filmit janë Aras Bulut Iynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, Ilker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, Yurdaer Okur si dhe shumë të tjerë.