RTSH 24 Live

Kulturë

Filmi shqiptar vlerësohet me dy çmime në Trieste, produksioni “Sheets” i Evi Gjonit, rrëmben Çmimin e Publikut në Festivalin e Filmit

31/01/2023

Filmi shqiptar vlerësohet me dy çmime në Trieste, produksioni “Sheets” i Evi Gjonit, rrëmben Çmimin e Publikut në Festivalin e Filmit

Filmi shqiptar me metrazh të shkurtër “Sheets”, ka korrur sukses në Festivalin e Filmit në Trieste. Ky produksion që mban firmën e regjisores Evi Gjoni, me skenar të Genc Përmetit dhe Sven Dagones, rrëmbeu 2 trofe në premierën botërore që u mbajt në Itali, çmimin e publikut si “Filmi më i mirë i shkurtër” dhe "Përmendjen speciale" të jurisë.

Filmi “Sheets” ose “Fletët” trajton historinë e një familjeje gjatë një sistemi totalitar distopik. Të mbetur në dilemën e të raportuarit apo jo tek autoritetet të një familjeje emigrantësh, duke vënë në sprovë dinjitetin njerëzor përballë instiktit për të mbijetuar.

Film që bën bashkë aktorë si Armela Demaj, Hana Dehiri dhe Agron Bimi është realizuar me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

/rtsh/