RTSH 24 Live

Kulturë

Filmi “Oppenheimer” triumfon në BAFTA me 7 çmime, përfshirë fotografinë më të mirë

19/02/2024

Filmi “Oppenheimer” triumfon në BAFTA me 7 çmime, përfshirë fotografinë më të mirë

Filmi “Oppenheimer” triumfoi në ceremoninë e çmimeve BAFTA, duke rrëmbyer 7 të tilla, përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Kilian Mërfi (Cillian Murphy). 5 çmime të tjera BAFTA i fitoi filmi “Poor Things” përfshirë aktoren më të mirë për Ema Ston (Emma Stone).

Mërfi u shpall aktori më i mirë për interpretimin e J. Robert Openhajmer (Oppenheimer), i njohur si babai i bombës atomike, ndërsa Robert Dauni Jr. (Downey) fitoi aktorin më të mirë në rol dytësor.

Edicioni i 77-të i çmimeve BAFTA u zhvillua më 18 shkurt, në Royal Festival Hall të Londrës. BAFTA është një nga ngjarjet kryesore të sezonit të çmimeve në kinematografi, i cili kulmon me çmimet Oscars në mars.

Lista e fituesve

  • Filmi më i mirë: Oppenheimer
  • Aktorja më e mirë: Emma Stone - Poor Things
  • Aktori më i mirë: Cillian Murphy - Oppenheimer
  • Aktorja më e mirë në rol dytësor: Da'Vine Joy Randolph - The Holdovers
  • Aktori më i mirë në rol dytësor: Robert Downey Jr - Oppenheimer
  • Regjisori më i mirë: Oppenheimer - Christopher Nolan

/rtsh.al/