RTSH 24 Live

Art

Filmi “Ego” nga Drilon Hoxha, me mesazhe të shumta për rininë

11/03/2023

Filmi “Ego” nga Drilon Hoxha, me mesazhe të shumta për rininë

Një film dedikuar të rinjve, vjen këtë herë nga regjisori e aktori Drilon Hoxha.

Me një kastë të përzgjedhur aktorësh, ndër ta dhe emrat e mirënjohur të kinematografisë shqiptare, si Viktor Zhusti, Rajmonda Bulku, Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Zamira Kita, Mehdi Malkaj, Natasha Sela, Xhulia Musagalliu, Evi Imami, Klark Morinaj si dhe vetë regjisori Hoxha i cili në këtë rast është edhe protagonist i filmit, në rolin kryesor, filmi “Ego” na përball me ambicien dhe problemet, me të cilat përballohet sot një i ri shqiptar.

“Ego” tregon përpjekjet e një djali të rritur në një familje të varfër si edhe sakrificat që i duhet të bëjë në jetë, të kushtëzuara këto nga problemet familjare.

Ngjarjet shoqërohen me një ego të fortë, për të ecur përpara e për të mos u kthyer pas për gjërat që tashmë ndodhin.

Dinamika e ngjarjeve vijon me një jetë të vështirë që e shoqëron personazhin kryesor, e më pas njohjen e tij me një vajzë me të cilën ai dashurohet, duke gjetur kështu atë vajzën ideale që familja e tij ëndërron për të qenë një bashkëshorte e denjë.

Kjo dashuri, nis e kushtëzuar nga mentaliteti familjar dhe vijon me një thirrje për ndryshim, i cili mund të ndodhë vetëm në emër të dashurisë së dy të rinjve.

Filmi “Ego” do të vijojë të shfaqet tek teatri “Andon Zako Çajupi” edhe për 2 netë të tjera.

/rtsh.al/