RTSH 24 Live

Kulturë

Fier: Nis Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit

09/11/2024

Fier: Nis Festivali Mbarëkombëtar i Aktrimit

Një javë e mbushur plot emocione nis në Teatrin “Bylis” në Fier si për aktorët dhe publikun.

Kalendari i shfaqjeve të pritshme, në 7 ditët e festivalit ka dramë dhe komedi nga teatrot profesioniste Fier, Durrës, Tiranë, Prishtine me çmime për aktorët profesionistë.

Gjatë provave në skenën e teatrit “Bylis”, aktorja Albana Koçaj interpreton në “Histori vjeshte” me regji të Armand Borës.

Juria e festivalit ka emrat e njohur te artit shqiptar si Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa dhe të huajve si Katerina Polikronopulu nga teatri i Athinës.

Nën ftesën “Eja në Teatër”, publiku artdashës në Fier do të ndjekë lojën e aktorëve në shfaqje si “7 minuta dramë” nën regjinë e Driada Dervishit dhe komedinë “Martesë me kushte”, të regjisorit Altin Basha, “Klinika në breg të detit”, “Histori vjeshte” me regji të Arman Borës.

Festivali Apollon është një festival i përvitshëm që mbahet në Fier ku para jurisë janë dhjetëra aktorë në role për të cilat kanë punuar fort gjatë gjithë vitit.

/rtsh.al/