RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Fier, makina përmbyset në kanalin me ujë, dy persona humbin jetën

22/08/2021

Fier, makina përmbyset në kanalin me ujë, dy persona humbin jetën

Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier, ndërsa dy persona kanë humbur jetën.
Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja sapo janë njoftuar, kanë shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që një vinç bëri të mundur nxjerrjen e makinës prej aty.
Mendohet se viktimat janë punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë. Ka dyshime që makina mund të ketë rënë më herët në këtë kanal, por duke qenë se është një zonë jo shumë e frekuentuar nga banorët, mjeti është parë me  vonë nga kalimtarët.