RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Fier, e moshuara hidhet nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën

04/07/2021

Fier, e moshuara hidhet nga kati i tretë i banesës dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Fier, ku një e moshuar i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte. Mësohet se ka ndërmarrë aktin e rëndë 74-vjeçarja F. K., e cila jetonte e vetme, vuante nga depresioni dhe ishte e sëmurë, ku së fundit kishte bërë dhe një operacion.


Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:30, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se në gjendje depresioni është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja F. K., 74 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.