Në degën e PD për Fierin, me të drejtë vote janë 2500 anëtarë, që do të zgjedhin sot për kryetarin e ri që do të drejtojë Partinë Demokratike. Procesi i votimit ka nisur që në orën 08:00 dhe do të përfundojë në orën 19:00. Në qarkun e Fierit do të jenë dy komisione të administrimit të Zgjedhjeve për shkak të numrit të lartë të anëtarësisë.