Librazhdi ka festuar sot 80 vjetorin e Çlirimit . Përfaqësues nga pushteti vendor por edhe nga Partia Socialiste kanë nderuar heronjtë e Luftës Nacional Çlirimtare.
Në qytet nxënësit e shkollave parakaluan në nderim të tyre si dhe u vendosën kurora në lapidarin e qytetit
Qyteti i Librazhdit festoi 80 vjetorin e çlirimit pas luftës Nacional Çlirimtare të 1944. Një krahinë ku në të janë zhvilluar beteja historike, e ku më e veçanta mbetet zona e Çermenikës.
Manifestimi për çlirimin e Librazhdit nisi me parakalimin e shkollave dhe gjimnaze të qytetit të shoqëruar edhe nga Kryetari Bashkisë Mariglen Disha .
Të pranishëm në këtë aktivitet jubile ishin ministrat, si, ajo e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe deputeti i zonës, Taulant Balla dhe ministri për Pushtetin Vendor, drejtuesi i qarkut të Partisë Socialiste të Elbasanit Arbjan Maznikut, të cilët vendosën kurora me lule në lapidarin e Librazhdit.
Manifestimet për 80 Vjetorin e Çlirimin e Vendit pritet të vazhdojë dhe në bashki të tjera.
Një përfaqësues i familjeve të dëshmorëve të rënë në këtë luftë, i pranishëm në ceremoni tha se, “kjo pjesëmarrja dhe kjo gjallëri sot në këtë ditë përkujtimore tregon se populli i ruan këto vlera dhe e kujton atë luftë dhe e nderon këtë ditë të lirisë dhe këtë ditë të fitores që ne sot e jetojmë”.
/rtsh.al/