RTSH 24 Live

Aktualitet

Festivali i Këngës në Kosovë për herë të parë/ Adi Krasta zbulon detajet: Nuk do të përfaqësohemi në Eurosong

16/10/2023

Festivali i Këngës në Kosovë për herë të parë/ Adi Krasta zbulon detajet: Nuk do të përfaqësohemi në Eurosong

Kosova do të zhvillojë për herë të parë Festivalin e Këngës.

Në një lidhje me skajp nga emisioni “Jetë Shqiptare, Adi Krasta, drejtor i Festivalit të Këngës në RTK dha disa detaje rreth festivalit duke i dhënë një përgjigje enigmës nëse do të ketë përfaqësues në Eurosong.

Është realizuar një skenë e jashtëzakonshme, me një hapësirë më të madhe se Pallati I kongreseve në Tiranë. Si drejtor i Festivalit kam komunikuar me drejtorin e Eurosong dhe të EBU, ata kanë qenë jashtëzakonisht entuziastë që Kosova do të realizojë festivalin e parë.

Ato thonë që një qytet është i tillë kur ka një festival të Këngës. Nuk do të kemi përfaqësues në Eurosong, unë jam i bindur që Ministria e Jashtme bën përpjekje që Kosova të jetë pjesë e saj por kemi zgjedhur një strategji tjetër.

Ne do të prodhojmë një festival, i cili ndryshe nga ai i Shqipërisë do të jetë i kryesuar nga rinia. Do të jetë një Festival me skema të dallueshme si Eurosong, por edhe si Sanremo.  

Është një festival kosovar, do të ketë të ftuar edhe nga Shqipëria, do të jetë një festë e madhe krijuesve të këtij festivali”, tha Krasta.

Tre netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023.

/rtsh.al/